75 Mall Live Search
09:06 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ani pse me temperatura jo të favorshme, edhe sot vazhdon protesta studentore

Studentët vazhdojnë protestën edhe sot, në ditën e 12.

Ndonëse temperaturat dhe moti me shi nuk ka qenë në favor të tyre, ata kanë qëndruar përpara kryeministrisë dhe premtojnë se do të qëndrojnë deri në fund, kur kauza e tyre të realizohet.

Ditën e hënë, studentët kanë premtuar një protestë masive, ku përveç tyre do të marrin pjesë edhe mjaft qytetarë që i mbështesin.

Ata këmbëngulin në realizimin e 8 kërkesave pa dialog me kryeministrin.