75 Mall Live Search
11:16 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Anibar fillon udhëtimin e crowdfunding për Kinema ‘Jusuf Gërvalla’

Filmi, Kino, Bioskop. Peja e ka quajtur Kinemanë Jusuf Gërvalla me shumë emra që nga ndërtimi i saj në vitin 1995. Jusuf  Gërvalla ishte qendra e jetës kulturore në Pejë me shfaqje filmike, muzikore, dhe shfaqje teatrale, po ashtu edhe  si  qendër  sociale  deri  në  braktisjen  e  saj  të  parakohshme  në  vitin  1998.  Në  vitin  2001,  me  ndihmën  e donacioneve  të  huaja  kinemaja  u  riparua  dhe  u  shtua  në  Listën  e  Trashëgimisë  Kulturore  Kombëtare  si  një monument historik.

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar, i themeluar në vitin 2009, e bëri kinemanë shtëpinë e tij në vitin 2015 pasi  që  veproi  si  festivali  kyç  i  qytetit  për  gjysmë  dekade.  Komuna  e  Pejës  e  nderoi  angazhimin  e  Anibar  me dhënien  në  shfrytëzim  të  kinemasë  për    15  vitet  e  ardhshme  në  dhjetor  të  2016-tës.  Në  vitin  2017,  Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e vendosi ndërtesën në procesin e likuidimit, i cili në shumicën e rasteve përfundon në privatizimin dhe shkatërrimin. Qyteti i Pejës u mobilizua në një fushate të mbrojtjes dhe kampanjë peticionesh e cila mblodhi 6 000 nënshkrime dhe siguroi mbështetjen e 70 organizatave jo-qeveritare në të gjithë Kosovën për ruajtjen e saj. Anibar dhe komuniteti lokal organizuan aktivitete për të informuar mediat, për të bashkuar qytetarët e Pejës, dhe bën koordinimin e organizatave të shoqërisë civile të cilat pezulluan procesin e privatizimit përmes një vendimi të gjykatës.

Anibar  ka  punuar  në  rivitalizimin  dhe  ruajtjen  e  Kinemasë  Jusuf  Gërvalla  dhe  rëndësisë  së  saj  kulturore.  Duke punuar me komunën dhe organizata të tjera për të siguruar që kinemaja të mbetet qendra kulturore e Pejës duke organizuar ngjarje kulturore, koncerte dhe shfaqje të filmave.

Hapi  i  rradhës  në  funksionalizimin  e  Kinemasë  Jusuf Gërvalla është të i rikthehet funksionin kinematografik i saj dhe të vayhdojë të jetë qendër kulturore. Anibar kupton rëndësinë e kinemasë për komunitetin si dhe rëndësinë e ruajtjes  së  memories  kolektive  dhe  identitetit  të  kinemasë.  Kjo  është  arsyeja  pse  Anibar  është  duke  e  filluar udhëtimin  e  tij  për  crowdfunding  nëpërmes  Kosova  Ideas.  Shuma e mbledhur nga kampanja do të ndihmojë në renovimin e kinemasë të cilat do të përfshijnë intervenime infrastrukturale bazike dhe krijimin e një hapësire me përdorim  më të mirë dhe funksional. Kjo fushatë mund të sigurojë asistencën e nevojshme që duhet për ta bërë kinemanë  një  hapësirë  të  filmit,  artit,  kulturës,  dhe  shoqërisë  civile  duke  përmirësuar  jetën  shoqërore  dhe kulturore të qytetarëve.

Për    më    shumë    informacion    mbi    kampanjën,    qëllimin    e    saj    dhe    si    të    kontribuoni,    shikoni    linkun:

https://kosovaideas.com/campaign/detail/46

Temat: