Anija greke goditet me raketë nga grupi rebel Houthi

Lëvizja Houthi e Jemenit ka goditur një anije tjetër në Detin e Kuq në Jemen, thotë grupi rebel i mbështetur nga Irani.
Anija e transporteve me shumicë në pronësi greke Zografia, po lundronte nga Vietnami për në Izrael kur u godit të martën. Mësohet se ka pësuar vetëm dëme të vogla, shkruan BBC.
Incidenti vjen pasi ushtria amerikane njoftoi se kishte konfiskuar armë të furnizuara nga Irani për Houthin gjatë një operacioni javën e kaluar.
Ndërkohë, SHBA-ja ka goditur më shumë objektiva në zonat e kontrolluara nga Houthi, transmeton Indeksonline.
Katër raketa balistike kundër anijeve që ishin gati për t’u lëshuar u shkatërruan, tha një zyrtar për CBS.
SHBA dhe Britania e Madhe nisën një valë sulmesh ajrore kundër dhjetëra objektivave Houthit më 11 janar, pas sulmeve të grupit në anijet në Detin e Kuq.
Houthit filluan të sulmojnë anijet tregtare në nëntor, duke thënë se po i përgjigjeshin operacionit ushtarak të Izraelit në Gaza.