Anija kozmike “Juno” e NASA-s, shkrep fotografinë mahnitëse të reve të trazuara të Jupiterit
Fotografia mahnitëse është bërë në 29 maj 2019, gjatë fluturimit të anijes kozmike, “Juno” në afërsi të Jupiterit.
Në shikim të parë të këtij imazhi do kishit menduar se është shkuma e kafesë në një filxhan, por realisht bëhet fjalë për planetin e gaztë.
Bëhet fjalë për re të cilat janë duke u zhvendosur në Jupiter dhe janë filmuar nga anija kozmike, “Juno” e NASA-s.
Retë mund të gjendet në hemisferën veriore të Jupiterit, dhe njihet si “Jet N3”.
Të dhënat nga “Juno” ndihmuan shkencëtarët të zbulonin se rrymat e lëkundura në atmosferë shtrihen thellë në planet, në një thellësi prej rreth 3.000 kilometrash.
Ndërsa imazhi duket shumë afër, “Juno” ishte në të vërtetë rreth 6.000 milje nga maja e reve kur mori fotografinë!
