Anija përplaset në brigjet e Stambollit, bllokohet Bosfori
Një anije transportuese mallrash u përplas në brigjet e Stambollit ditëm e sotme, duke detyruar zyrtarët turq të pezullonin përkohësisht lundrimin në ngushticën e Bosforit.
Një video e filmuar nga një dëshmitar okular tregon momentin kur anija “Songa Iridium” me flamur liberian goditi vijën bregdetare pranë Rumelihisari, një kështjellë ikonike otomane në brigjet evropiane të ngushticës së Bosforit.
— FİLKECİ (@filkeciniz) December 27, 2019
Nga përplasja nuk pati viktima, ndërsa guvernatori i Stambollit tha në një deklaratë se nuk kishte raportime për “ndotjen e detit ose mjedisit”.
“Songra Iridium”, me 19 persona ekuipazh dhe një kapiten pilot, dërgoi një sinjal të dështimit mekanik në orën 12:00 dhe goditi bregun afër rajonit Rumelihisar në 12:13, thuhej deklarata.
Sipas zyrës së guvernatorit, rojet bregdetare, policia dhe ekipet e kërkimit dhe shpëtimit u dërguan në zonë pas përplasjes.