75 Mall Live Search
20:28 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Anija pëson defekt në Karaburun, roja bregdetare shpëton turistët shqiptarë dhe italianë

Një anije turistike,  e nisur nga Vlora pëson defekt disa kilometra larg bregdetet, duke vënë në rrezik jetën e turistëve ndodheshin në bord.

Në anijen me turistë ndodheshin shqiptarë dhe italianë, ndërkohë ajo pësoi një defekt të papritur pranë Gadishullit të Karaburunit.

Anija turistike pësoi defekt në të dyja helikat e saj.

Por roja bregdetare, pasi vuri re alarmin “SOS”, ndërhyri në kohë dhe ia doli t’i shpëtonte turistët.

Turistët janë marrë në bordin e anijes së rojeve bregdetare të Vlorës dhe janë transportuar në Portin e këtij qyteti, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Po hetohet shkaku i defektit, që vuri në rrezik jetën e dhjetëra turistëve.