75 Mall Live Search
15:12 / E Premte, 29 Mars 2024 / G T

Anis Mehmeti i shënon supergol Leicesterit në Championship

Anis Mehmeti ka realizuar një super gol në ndeshjen e sotme. Bristol City është duke u përballur me Leicester, ndërsa rezultati është 1-0.

Në minutën e 73 të takimit, Mehmeti ka bërë të mundur një gol nga distanca që ishte kryevepër.

E pamundur për portierin kundërshtar që të reagonte, me topin që u ndal në cepin e rrjetës.

Ndërkohë Leicester mban vendin e parë në renditjen e Championship, së bashku me Leeds, duke qenë ekip favorit për t’u ngjitur në Premier League./Indeksonline/