75 Mall Live Search
16:31 / E Shtunë, 09 Nëntor 2024 / G T

Anis Mehmeti mesazh Sylvinho-s, futbollisti shqiptar shënon gol në Championship

Skuadra e Bristol Cityt ka shënuar gol ndaj Norwich Cityt në ndeshjen e javës së 15-të në Championship të Anglisë.

Golin për 0:1 e shënoi futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti, shkruan Indeksonline

Mehmeti shënoi një gol të bukur me këmbën e tij të majtë në minutën e 16’të.

Ky ishte goli i katërt i lojtarit shqiptar me fanellën e Bristolit këtë edicion.

Kujtojmë që trajneri Sylvinho nuk e ftoi 23-vjeçarin për ndeshjet e nëntorit ndaj Çekisë dhe Ukrainës./Indeksonline/