75 Mall Live Search
09:43 / E Enjte, 11 Prill 2024 / G T

Anis Mehmeti tregohet fantastik në Championship, shënoi gol të bukur për Bristol Cityn mbrëmë

Skuadra e Bristol Cityt arriti një tjetër fitore mbrëmë në Championship, java e 42-të, pasi mposhti me rezultat të thellë 5:0 Blackburn Rovers.

Gol në këtë takim shënoi edhe lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti, shkruan Indeksonline

Mehmeti shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 73’të, duke kaluar mbrojtjen kundërshtare në mënyrë përfekte.

23-vjeçari gjatë këtij sezoni në Championship ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist me fanellën e Bristol Cityt.

Ai është duke punuar shumë për t’i rënë “në sy” trajnerit të Kombëtares, Sylvinho – dhe shpreson të ftohet për ndeshjet e Euro 2024 në Gjermani../Indeksonline/