Anisa “diss” Edit, do bëhet pjesë e “BBVA”?
Ish-banorja e sezonit të kaluar të Big Brother VIP Kosova, Anisa, ka trazuar së fundmi ndjekësit e saj me disa sinjale që lënë vend për shumë interpretime.
Gjithçka nisi në rrjete sociale, ku Anisa postoi një foto të librit të famshëm të George Orwell, “1984” – vepra mbi të cilën bazohet vetë koncepti i formatit “Big Brother”. Ky detaj mjaftoi që të krijohej përshtypja se ajo ndoshta nuk e ka mbyllur kapitullin me reality show-t.
Dyshimet u shtuan edhe më shumë gjatë ftesës së saj të fundit në podcast-in “Shok” me Fisnik Junikun. Gjatë bisedës, Fisniku nuk ngurroi ta ngacmonte rreth zërave për një pjesëmarrje të mundshme në edicionin e Shqipërisë.
“A është e vërtetë që të kanë thirrë në Big Brother Albania? Nejse, se vet na kallxove,” – u shpreh me humor Fisniku.
Reagimi i Anisës? Ajo zgjodhi të mos kthente një përgjigje verbale, por mbeti e heshtur duke ngritur vetullat lart në mënyrë domethënëse – një veprim që shpesh në showbiz përkthehet si një “po” e heshtur ose “prisni dhe shihni”, shkruan privebylibertaspahiu.
E pyetur më tej nëse do të hynte sërish në një format të tillë, Anisa ishte e prerë: “Po, pse jo.”
Biseda u mbyll me një konkluzion nga moderatori: “Domethënë po hyn në Shqipëri pas nja dy jave,” batutë të cilën Anisa e kaloi vetëm me të qeshura, duke mos e mohuar kategorikisht.
Mbetet për t’u parë nëse “Vëllai i Madh” në Tiranë do të jetë stacioni i radhës për Anisën.

