10:28 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Anita Muçaj Haradinaj: Secili mund të bëjë diçka të mirë dhe çdo gjë do të ketë sukses

Gjatë ditës së djeshme ka përfunduar me sukses fushata ‘Ti je luledielli’, e cila pati për qëllim ndihmën e fëmijëve t prekur me kancer në Kosovë.

Nga kjo iniciative u arrit të sigurohen aparaturat e reja për repartin e Hemato-Onkologjisë, ku më të vegjlit tanë sfidohen çdo ditë nga kjo sëmundje.

E pranishme në përmbyllje të kësaj ceremonie ishte edhe prezantuesja kosovare, njëherësh bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Anita Muçaj-Haradinaj.

Me këtë rast Anita u shpreh shumë e kënaqur për përmbylljen e kësaj fushate, në të cilën sigurisht kontribut të madh dha edhe ajo, transmeton Indeksonline.

“Më vjen mirë që më këtë 31 tetor jemi bashkë për të përmbyllur fushatën ‘Ti je luledielli’. Më vjen shumë mirë që nuk kemi dështuar, e kemi përmbyllur me sukses, pra e kemi sjellur atë që kemi premtuar.”, ka thënë ajo.

Ndër të tjerash Anita ka deklaruar se secili mund të bëjë diçka të mirë, që çdo gjë të ketë sukses.

“Ju falënderoj të gjithëve dhe domethënë ndryshimet nisin nga vetvetja. Secili mund të bëjë diçka të mirë, diçka të veçantë mjafton vullneti i mirë dhe dëshira dhe çdo gjë do të ketë sukses”, ka përfunduar Anita Muçaj-Haradinaj.

Në përmbyllje e kësaj fushate të suksesshme ishin figura të njohura , si kryeministri Haradinaj, futbollisti Lorik Cana, deputeti, ministri Uran Ismaili, deputeti Gani Dreshaj, drejtoresha e pavionit, Violeta Grajçevci-Uka./Indeksonline/