Anita: Në Gllogjan u nderua figura emblematike e familjes Haradinaj
Anita Muçaj-Haradinaj ka bërë të ditur se sot në Gllogjan është organizuar një ceremoni nderimi për figurën e respektuar të familjes Haradinaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka vlerësuar lart babanë e tre Heronjve të Kombit dhe të pesë gjeneralëve të atdheut, duke e cilësuar atë si një figurë emblematike dhe një plak të urtë e të dashur të familjes, shkruan Indeksonline.
“Sot në Gllogjan nderuam figurën emblematike, babain e tre Heronjve të Kombit, babain e pesë gjeneralëve të atdheut, gjyshin e shumë mbesave e nipave dhe Plakun e urtë e të mirë të familjes. Të rrojmë e ta nderojmë përjetë”, ka shkruar ajo
Postimi i saj ka ngjallur reagime dhe komente të shumta, ku qytetarë e miq të familjes kanë shprehur respekt dhe mirënjohje për kontributin dhe trashëgiminë e familjes Haradinaj./Indeksonline/


