15:40 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Anita plotë shkëlqim dhe elegancë përkrahë Ramushit në ‘Prifest’

Mbrëmë në kryeqytet u dha drita e gjelbër e fillimi të edicionit të 11-të të festivalit ‘PriFest’.

Në mesin e një numri të madh të pjesëmarrësve dhe fytyrave publike ishin të pranishëm edhe kryeministri Haradinaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anita, shkruan Indeksonline.

Anita edhe këtë herë arriti të tërheq vëmendje me paraqitjen e saj dhe elegancën, në një fustan të gjatë me shkëlqim teksa dukej për mrekulli.

“Festivali që i jep ngjyra kryeqytetit”, ka shkruar Anita në mbishkrimin e imazheve.

Ndryshe, PriFest do të mbahet 6 ditë dhe pritet të shfaqen mbi 70 filma./Indeksonline/