Anita publikon fotografi nga ditëlindja e saj, shkëlqen në fustanin me xixa

Moderatorja e njohur kosovare, Anita Haradinaj, e cila para pak ditësh mbushi 40 vite jetë ka ndarë një fotografi nga ditëlindja e saj.
Teksa shkëlqen në një fustan rozë me xixa, moderatorja thekson se e rëndësishme është të jesh e bekuar me njerëz që të përmbushin në çdo moment të jetës.
Në ditëlindjen e saj, ajo është uruar publikisht edhe nga bashkëshorti Ramush Haradinaj, i cili ka ndarë një imazh duke u puthur me Anitën.
