17:32 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Anjeza Shahini poston fotografi me bashkëshortin në tre vjetorin e martesës

Anjeza Shahini ka vite që tashmë është larguar nga Shqipëria, ku ka ndërtuar jetë të re në Angli me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.


Këngëtarja që shquhet për vokalin e saj të fuqishëm, pikërisht në tre vjetorin e martesës, ka ndarë një fotografi të ëmbël me bashkëshortin e saj me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram, shkruan Indeksonline.


Në fotografi shfaqen çifti në krahët e njëri-tjetrit, ku këngëtarja shkruan: 3 vjet martuar …Çift i lumtur jemi ne.

Ndryshe dyshja patën kurorëzuar dashurinë e tyre përmes një ceremonie private dhe larg medieve në vitin 2015./Indeksonline/