75 Mall Live Search
13:49 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Anjeza Shahini reagon pas lajmit, që ka hequr dorë nga muzika

Ishte një postimi që ajo bëri në rrjetet sociale për festivalit dhe mjaftoj që të shpërndahej lajmi që po largohet nga muzika.

Anjeza Shahini deklaroi në një postim që kishte hequr dorë nga festivalet duke risjell video nga performimi i saj në festivalin “Kënga magjike”  në vitin 2014, shkruan Indeksonline.

“Më vjen mirë që konkurrimet nëpër festivale i mbylla me këtë këngë plot energji dhe ngjyra”, ishte mbishkrimi që ajo bëri sipër videos.

Ndërsa, pas lajmit që ajo po largohet nga muzika, Anjeza në një tjetër postim që ka ka treguar dhe sqaruar për adhuruesit e saj që kjo ishte një keqkuptim dhe se nuk e ka ndërmend të largohet nga muzika.

Postimi i saj i plotë:


Hej të dashtun, si shpesh herë pasi postoj dicka, më duhet ta pasoj me një postim sqarimi, pasi sic e dini nuk më pëlqejnë keq-interpretimet e atyre që shkruaj. Në postimin tim të mëparshëm shkrova që “E kam mbyllur me FESTIVALET”. Nuk mendova që ishte një surprizë pasi më duket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik. Unë sigurisht që DO VAZHDOJ TE KENDOJ. Dashtë Zoti na e bën mbarë?. Ju kujtoj, se shumë vende të botës nuk kanë fare festivale, por kanë shumë këngëtarë që bëjnë këngë, albume, koncerte e tura madje dhe shumë para.