Ankandi i radhës i letrave me vlerë mbahet më 05 shtator
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se, më 05 shtator 2024 do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 10 milionë eurosh.
Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.