75 Mall Live Search
14:37 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / KV

Ankandi i radhës i letrave me vlerë mbahet të hënën tjetër

qeveria e kosoves - qeveria

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 08 dhjetor 2025 do të mbahet ankandi i katërmbëdhjetë për vitin 2025. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20.00 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.