75 Mall Live Search
19:36 / E Hënë, 31 Maj 2021 / OSH

Ankara Keçiorengucu reagon pasi Arb Manaj u ftua nga kombëtarja e Kosovës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë sot publike listën e futbollistëve për dy miqësoret e tjera të muajit qershor kundër dy kombëtareve afrikane, Guinesë dhe Gambisë.

Pjesë e kësaj liste ishte edhe futbollisti i Ankara Keçiorengucu, Arb Manaj, transmeton Indeksonline.

Klubi turk përmes një postimi e ka përgëzuar Arb Manajn për ftesën e marr.

“Urime lojtarit tonë, Arb Manaj që u ftua nga Kombëtarja e Futbollit të Kosovës, i dëshirojmë sukses” , shkruhet në postim./Indeksonline/