75 Mall Live Search
09:28 / E Enjte, 01 Prill 2021 / OSH

Ankesa për terapinë e kushtueshme antiCovid, nga MSh thonë se furnizimi është stabil

Në ditët e fundit dukshëm është rritur numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të vdekjes dhe 923 raste të reja me koronavirus.

Nga ana tjetër, edhe terapia për tu shëruar nga ky virus del të jetë tejet e kushtueshme.

“Terapia kushton shumë, të gjitha barnat i kemi ble me pare të xhepit për babain, edhe oksigjenin. Të gjitha kushtojnë shtrenjtë, nuk kemi fare mbështetje”, ka thënë G.H për IndeksOnline.

“Terapia për Covid-19 më ka kushtuar mbi 1 mijë euro. Mjekët thojnë nuk e kemi këto, nuk e kemi ato na duhet me i siguru vet. Rrogat e vogla me menxi ia kemi dalë”, ka thënë qytetari A.A nga Peja, i cili ka arritur të kalojë Covid-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se menaxhimi klinik sa i përket terapisë ka qenë stabil.

“Terapia kundër COVID është terapi mbështetëse, që nënkupton përdorimin e antiviraleve, antotrobolitikëve, produkteve vitaminoze, analgjetikeve, oksigjenoterapive dhe terapive të tjera, të cilat i përmban Protokolli për menaxhimin klinik të COVID-19”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për IndeksOnline.

“Furnizimi me keto lloje të terapisë ka qenë relativisht stabil, por ka pasur edhe terapi të tjera të aplikuara, ndonëse efektet e tyre ende janë në studime me te thella si plazma rekovalescente, remdesivir, favipiravir, per te cilat jane me te thirrur per te folur klinicistet ne aspektin professional”, vlerëson tutje MSh./IndeksOnline/