75 Mall Live Search
11:17 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Anketa e “KP”: Kadri Veseli prinë para Albin Kurtit

Një ‘luftë e ashpër’ ka filluar në mes të Kadri Veselit dhe Albin Kurtit për vendin e parë në anketën e KosovaPress-it, ku numri i votuesve ka shkuar deri më tani në afër 600.000 .

Përderisa gjatë ditës së djeshme Albin Kurti ishte në vendin e parë, pasditen e së djeshmes dhe në mbrëmje ka ndryshuar rezultati,  ku Kadri Veseli prinë tani për tani me 50.000 vota më shumë se Albin Kurti.

Vjosa e Osmani e cila në fillim ka qenë në garë, tani ka mbet me vetëm 4%.

Për Ramush Haradinajn kanë votuar 2308 persona, ndërsa për Fatmir Limajn 958 persona. Anketa vazhdon deri më 3 tetor.