Ankohen kroatët, futbollisti i Hajdukut ishte i shtrirë në fushë kur Dinamo shënoi golin e fitores

Skuadra e Dinamo Tiranës shënoi fitore 3:1 ndaj Hajduk Splitit, duke siguruar kualifikimin në play-offin e UEFA Conference League.
Mediat në Kroaci po ankohen në një rast, te goli i tretë i shënuar – e që ishte i fitores për ekipin shqiptar, shkruan Indeksonline

Futbollisti kroat, Livaja ishte i shtrirë në fushë – derisa klubi i Ilir Dajës ndërtoi aksionin që çoi te goli.
Pas shënimit të gjithë protestuan, por në video shihet se gjithçka ndodhi shpejt në këtë aksion dhe lojtarët e klubit shqiptar as që e kishin parë futbollistin kundërshtar të shtrirë në fushë./Indeksonline/