23:50 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / C E

Ankohet Ancelotti: Këta tre lojtar po luajnë shumë mirë!

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u deklarua pas ndeshjes ndaj Granadës, të cilën e fitoi me rezultat 4-1, se treshja në mesfushë, Casemiro, Toni Kroos dhe Luka Modric, janë aq të mirë sa nuk ka pse t’u thotë shumë për të bërë.

Trajneri italian madje bëri shaka se tre mesfushorët legjendarë të Los Blancos mund të jenë ende në këtë nivel në vitin 2031, duke pasur parasysh se si ata kanë qëndruar për një kohë kaq të gjatë, shkruan Marca.

Nuk ka shumë për të thënë, niveli i të treve është shumë i lartë”, tha Ancelotti në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Për mua, ata janë ende mesfushorët më të mirë në botë. Mënyra se si luajnë ata të tre më befason, sepse bëjnë gjëra që unë nuk i kërkoj, kjo vjen natyrshëm.

“Ata kanë qenë atje në të kaluarën, ata janë ende atje në të tashmen dhe ne do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja pas dhjetë vjetësh, edhe pse për këtë kemi Camavinga, Valverde dhe Blanco”, ka thënë Ancelotti.