Ankohet femra nga Fushë Kosova, po e kërcënon ish-bashkëshorti me telefonata e mesazhe

Pasditën e djeshme, Policia e Kosovës në Fushë Kosovë ka marr një ankesë nga një femër kosovare.
Ajo është ankuar se ish-bashkëshorti po ushtron dhunë psiqike përmes mesazheve e telefonatave, transmeton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/