75 Mall Live Search
19:15 / E Shtunë, 30 Mars 2024 / G T

Ankohet Ferizaji, gjyqtari nuk iu dha penallti edhe pse mbrojtësi devijoi topin me dorë

Skuadra e Ferizajit dhe Prishtinës së Re barazuan pa gola në ndeshjen e javës së 20-të në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

“Ujqit” kanë reaguar pas përfundimit të ndeshjes në rrjetet sociale, pasi gjqytari i ndeshjes, Kujtim Krasniqi nuk akordoi penallti për ta, shkruan Indeksonline

Ekipi vendas pati një mundësi të artë për të shënuar gol nga distanca, por mbrojtësi kundërshtar ndali topin me dorë në zonën e 16-metërshit.

Gjyqtari kryesor ishte duke e shikuar mjaftë mirë këtë rast, por nuk mori asnjë vendim edhe pse shihet qartë që topi u devijua nga dora e mbrojtësit, Dardan Jashari.

Edhe pas këtij barazimi, Ferizaj mbetët në pozitën e parë me 45 pikë, kurse Prishtina e Re në pozitën e dytë me 44 pikë./Indeksonline/