75 Mall Live Search
07:42 / E Martë, 07 Qershor 2022 / AR

Ankohet i lënduari nga një aksident: “Me këmbë të thyer, veç m’kan gjujt me një dhomë, s’mirret askush”

Mëngjesin e sotëm afër “Interex” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, me ç’rast një person është lënduar.

I lënduari nga ky aksident është lajmëruar në redaksinë e Indeksonline duke njoftuar se ka thyer këmbën.

I njëjti është dërguar në Emergjencën e QKUK-së për të marrë tretmanin e duhur mjekësor, por deri në këto momente, siç njofton ai, nuk është përkujdesur askush për të.

“Nuk vjen kërkush me kqyr pacientin me këmbë të thyer. Asnjë ortoped nuk vjen me ba ndërhyrje në këmbë të thyer”, thotë ai.

Tutje, i lënduari tregon se mjekët i thanë se duhet të presë deri në ora 9 sepse duhet të vendosë gips.

“Veç mkan gjujt vet me një dhomë, nuk është marrë askush me mu”, pohon ai.