75 Mall Live Search
09:59 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / k.v

Ankohet në polici se dikush ja dëmtoi varrin e nënës

Një person ka raportuar në polici se dikush ja ka dëmtuar varrin e nënës së tij.

Rasti ka ndodhur në Brekoc të Gjakovës dhe është raportuar të enjten rreth orës 12 e 30 minuta.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur i kanë dëmtuar varrin e nënës së tij . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/