Ankohet një femër në Polici: “Ish i dashuri m’i ka publikuar fotot intime në rrjetet sociale, i ka bërë pa dijeninë time”

Një femër kosovare nga fshati Leshak i Leposaviqit është ankuar dje në Polici rreth orës 15:50.
Ajo është ankuar se ish i dashuri i saj i ka bërë asaj foto intime pa dijeninë e saj dhe i cili i kishte publikuar ato pastaj në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.
Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhërim e të cilit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt./Indeksonline/