Ankthet e virusit në Lojërat Olimpike!
Do të ishte gjëja më e keqe që mund t’u ndodhte atletëve në Olimpiadën Dimërore. Sëmundje virale!
Organizatorët e Kores së Jugut kanë vendosur 1200 punonjës të një kompanie sigurimi, për të parandaluar virusin e tmerrshëm gastrointestinal, transmeton IndeksOnline.
Në fundjavë, 41 persona të stafit kishin pasur vjellje, tha komiteti organizues. Ata u dërguan në spital dhe ishin diagnostifikuar me sëmundjen Norovirus.
Noroviruesi mund të transmetohet përmes infeksionit ose nëpërmjet ushqimit dhe pijeve.
Kujtojmë se Kosova do të merr pjesë në këto lojëra, me skiatorin Albin Tahiri./IndeksOnline/