Ankthi i sulmuesve në Premier Ligë, njihuni me 21-vjeçarin Wan-Bissaka
Londra e jugut ka qenë prej kohësh një terren pjellor për futbollistë të talentuar.
Crystal Palace është njëra ndër ato klube e cila ka përfituar – dhe Aaron Wan-Bissaka është talenti i tyre i radhës i cili duket se është i destinuar për gjëra të mëdha.

21-vjecari, i cili është mbrojtës i krahut të djathtë, ka një vit në ekipin e parë të Roy Hodgson dhe tashmë kanë filluar kërkimet për të nga skuadra si Chelsea dhe të dy klubet e Manchesterit.
Wan-Bissaka ka luajtur pothuajse gjitha ndeshjet e “Shqiponjave” si titullar këtë sezon dhe ka pasur paraqitje fantastike, shkruan IndeksOnline.

Për ta kuptuar se sa i mirë është ky djalosh mund të pyetet më së miri bashkëlojtari i tij Wilfried Zaha.
Gjatë një ndeshje praktikuese kundër ekipit të parë Wan-Bissaka startoi si sulmues por iu kërkua pastaj të luante si mbrojtës i djahtë. “Zaha nuk e kishte kaluar asnjë herë” tha ish trajneri i ekipit Kevin Keen.
Zaha është e vështirë të ndihet i përulur te Crystal dhe e kuptoi që skuadra ka një talent në duart e tyre. “Isha paksa i shokuar se sa i mirë ishte ai” , kujton ai. “Kam luajtur kundër shumë mbrojtësve të mirë dhe ai është një prej tyre” shton Zaha.
Wan-Bissaka deri më tani ka fituar 176 nga duelet e tij (67.4 %). Për më tepër, ai udhëheq sa i përket ndërhyrjeve (91) nga 98 në tentativë.

Poashtu vlen të ceket që gjatë 24 paraqitje të tij në ligë këtë sezonë, vetëm shtatë individë e kanë driblur atë.
Hodgson, duke folur pas fitores 2-0 të Palace në Fulham, u lehtësua duke “zbuluar” se ylli i tij i ri ishte njerëzor.
“Ai në fakt bëri një gabim në minutën e 94-të dhe unë u lehtësova sepse fillova të mendoj se ai mund të jetë robot”, u tha ai gazetarëve. /IndeksOnline/