“Anna”, 1 milion për 1 ditë
Dje Nora Istrefi në bashkëpunim me Gjikon kanë publikuar projektin e tyre.
Kënga me titull “Anna” i pëlqye mjaft shumë, dhe mori vëmendje të madhe, shkruan Indeksonline.
Për një ditë, kënga mori mbi 1 milionë shikime ne YouTube.
E për këtë, Gjiko i falënderoi të gjithë për mbështetjen që i dhanë.
“1 milli ANNA, faleminderit te gjithve per suportin qe pe boni”, ka shkruar Gjiko në Instagram.
Kujtojmë që ky është bashkëpunimi i dytë i tyre, pasi që dyshja edhe më parë publikuan këngën e tyre “Gabime”./Indeksonline/