17:41 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Anna Kabashi thotë se për të prekur kulmin e suksesit duhet të jesh “i poshtër” dhe të bësh kompromise

Anna Kabashi ka vite që është bërë pjesë e skenës muzikore vendore.

Pavarësisht se ka nxjerrë disa videoklipe, këngët e saj nuk njihen për hite. Këngëtarja nga Peja madje më shumë shquhet për imazhet e “nxehta” që poston në rrjete sociale, sesa për ndonjë sukses të jashtëzakonshëm.

Ndonëse talenti i saj është i padiskutueshëm, ajo s’ka arritur të prek kulmin e karrierës së saj.

E pikërisht për këtë ajo foli në emisionin “Thumb” ku ishte e ftuar, përcjellë Indeksonline.

E pyetur se sa është e vështirë t’i prekesh majat, pasi që ka këngëtar që këtë e kanë bërë edhe pa ndonjë talent, Anna tha se duhet të jesh i poshtër në kuptimin manipulues, e të bësh kompromise që të jesh në maje.

“Duhet të jesh i poshtër, të bësh kompromise, të shkelësh dikënd.. madje është një lojë e vështirë dhe e fëlliqur”, u shpreh ndër të tjera artistja.

Ndryshe, ajo tha edhe që nuk i pengojnë fjalët dhe paragjykimet e të tjerëve, sepse e njeh vetën dhe e vlerëson talentin që e ka./Indeksonline/