13:30 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / AR

Anna Wintour i propozoi diçka: Përgjigjja e Jacquemus është motivimi i ditës

Simon Porte Jacquemus është bërë një nga emrat më me ndikim në fushën e modës ditëve të sotme.

Duke marrë në konsideratë se sa shumë kompani të modës përdorin figura të reja për të marrë në drejtim markat e tyre, nuk do të ishte surprizë nëse dizajneri do t’i bashkohej një shtëpie të madhe të modës. Megjithatë, nuk veproi kështu.

Ai shkoi në Instagram për një bisedë që bëri dikur me kryeredaktoren legjendare të Vogue, Anna Wintour.

“Pesë vjet më parë, Anna Wintour më pyeti nëse doja të punoja për një shtëpi të madhe [mode]”, shkruhet në postim, duke sugjeruar se Jacquemus kishte mundësinë të bashkohej me një markë të famshme.

“Unë i thashë se kam një shtëpi të madhe. Quhet Jacquemus,” shton ai. Në mbishkrimin e postimit, dizajneri thekson: “Ëndrra fillon kur fillon të ëndërrosh”.

Jacquemus lançoi për herë të parë markën e tij në vitin 2009, duke u bërë nënjë nga markat më të përfolura të modës falë çantave të famshme. Sipas Business of Fashion, Jacquemus është në rrugën e duhur për të dyfishuar të ardhurat vjetore në mbi 200 milionë euro deri në fund të vitit dhe pritet të arrijë në 500 milionë euro deri në vitin 2025.

Me pak fjalë, citojmë Roy T. Bennett, “kini mjaftueshëm guxim për të jetuar jetën e ëndrrave tuaja sipas vizionit dhe qëllimit tuaj në vend të pritshmërive dhe opinioneve të të tjerëve.”