Anne Hathaway jep lajmin e ëmbël: Sërish shtatzënë!
Anne Hathaway është shtatzënë!
Ylli i “Mother Mary”, 43 vjeç, është në pritje të fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin Adam Shulman.
Aktorja ndau një video në Instagramin e saj, duke njoftuar lajmin emocionues, transmeton IndeksOnline.
E veshur me një fustan të bardhë të gjatë, Hathaway publikoi një video duke mbajtur barkun me duar.
Ndërsa luhet kënga “Baby I’m Yours” nga Barbara Lewis, Hathaway uli duart për të zbuluar barkun që i është rritur.

