18:32 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Ansambli “Shota” me veshje kombëtare e përcjellën valltarin Çeliku për në banesën e fundit (Foto)

Pas një sëmundje të rëndë dje është ndarë nga jeta Rexhep Çeliku, solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Ai ndryshe njihej edhe si ‘Valltari Fluturues’, i cili i fali koreografisë shqiptare plotë 32.000 role, shkruan Indeksonline.

Vdekja e valltarit Çeliku ka prekur të gjithë, ndërsa sot atij i është dhënë edhe lamtumira e fundit. Para së të përcjellet për në banesën e fundit u organizuan edhe homazhe në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Për t’ia dhënë lamtumirën shkuan në Tiranë edhe një pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova. Të cilët me veshje kombëtare nderuan dhe ia dhanë lamtumirën e fundit mjeshtrit të madh të valles shqipe./Indeksonline/