75 Mall Live Search
23:04 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Ansi Nika: “Ia dërgova videon gjyqtarit që ta shikonte se ka gabuar”

Gjilani e luajti derbin kundër Dritës me 10 lojtarë për më shumë se 70 minuta.

Mesfushori Ansi Nika u përjashtua me karton të kuq pasi kishte qëlluar mbrojtësin Liridon Leci.

Megjithatë Nika mendon që gjyqtari ka gabuar me atë vendim.

“Gjyqtari më tha se i ke rënë me bërryl. Unë pas ndeshjes i’a dërgova videon gjyqtarit që ta shoh se ka gabuar. Unë vetëm desha ta spostoj Lecin nga shpina, nuk kam dashur ta qëlloj. E njoh Lecin dhe kam luajtur me të” deklaroi Nika në Duelin Sportiv. /Indeksonline/