75 Mall Live Search
10:52 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Ansi Nika reagon kundër gjyqtarit: As në balet nuk është faull

Derbi i Superligës zgjati vetëm 16 minuta për futbollistin e Gjilanit, Ansi Nika.

Mesfushori nga Shkodra u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Dardan Qaka në ndeshjen kundër Dritës.

Nika ka reaguar ndaj vendimit duke thënë se një ndërhyrje e tillë nuk është faull as në balet.

“Kjo ishe per karton te kuq ? As ne balet nuk esht faul..gjithsesi i kerkoj ndjes skifterave edhe pse jo per fajin tim qe mbetem me 10 lojtar”, ka shkruar Nika.

Kujtojmë se derbi në mes të Gjilanit dhe Dritës përfundoi në barazim pa gola. /IndeksOnline/