Ansu Fati arrin marrëveshjen me Monacon

Ansu Fati është shumë afër të bëjë lëvizjen e tij drejt Monacos.
Superforma e Raphinhas, Lamine Yamalit si dhe ardhja e mundshme e Nico WIlliams, e bën të pamundur Fatin të gjejë një vend në formacionin bazë të skuadrës.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Fati ka arritur marrëveshjen që t’i bashkohet skuadrës së Ligue 1, Monacos në formë huazimi me të drejtë blerjeje.
23-vjeçari pritet të bëjë vizitat mjekësore gjatë kësaj jave, ku fillimisht do të nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën dhe më pas do të zyrtarizohet te “Bardhekuqtë”.
Spanjolli, sezonin që lamë pas bëri 11 paraqitje duke mos shënuar asnjë gol./IndeksOnline/