22:55 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ansu Fati në rrugët e Messit, ia sjell fitoren Barcelonës

Barcelona ka mposhtur Levanten me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 22-të të La Ligas.

Të dy golat në këtë sfidë i shënoi talenti Ansu Fati, shkruan Indeksonline.

17 vjeçari realizoi në minutat 30 dhe 31, ku të dy herët u asistua nga Lionel Messi.

Ai bëhet futbollisti më i ri në histori të La Ligas që shënon dy gola.

Golin e vetëm për Levanten e shënoi Rochina në minutat shtesë të ndeshjes.

Me këtë fitore, Barca mbetet në vendin e dytë me 46 pikë, tri pikë më pak se Real Madrid. /IndeksOnline/