75 Mall Live Search
09:59 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / L A

Ansu Fati refuzon ofertën nga gjiganti turk, dëshiron qëndrimin te Barcelona

E ardhmja e Ansu Fatit te Barcelona është ende e paqartë.

Spanjolli, nuk po mund të gjejë vend në formacionin startues të Hansi Flick, me gjermanin që vendos Raphinhan apo Yamal në vend të tij.

Për të ka pasur oferta të shumta, mes tyre nga Turqia ku Fenerbahçe dhe së fundi Besiktasi ku po kërkon të përforcohet me spanjollin.

Mirëpo siç raporton Romano, Fati ka refuzuar ofertën e gjigantit turk dhe dëshiron të qëndrojë te Barcelona.

Fati, është produkt i akademisë së famshme të Barcelonës, “La Masia” dhe ka bërë debutimin e tij në vitin 2019.

Mirëpo lëndimet e tij të shumta ja limituan mundësinë e tij për t’u ngritur në karrierë, ku po ashtu ishte huazuar vitin e kaluar në Premier League te skuadra e Brightonit./IndeksOnline/