15:30 / E Martë, 24 Gusht 2021 / LB

Ansu Fati rikthehet në stërvitje

Sulmuesi anësor i Barcelonës, Ansu Fati, është rikthyer ne stërvitje me ekipin.

Klubi katalunas ka postuar një foto të talentit duke treguar se ai i është bashkuar skuadrës në stërvitje, transmeton IndeksOnline.

Spanjolli ishte jashtë fushave për 290 ditë, si pasojë e një lëndimi në gju. Fati pritet të performojë nga mesi i muajit shtator, menjëherë pas pushimit të kombëtareve, ndërsa Barcelona shpreson që ai të jetë gati për ndeshjen me Sevillan.