Ansu Fati në “duart” e agjentit të Ronaldos

Anësori i Barcelonës, Ansu Fati tani e tutje do të përfaqësohet nga Jorge Mendes, i cili te Barcelona e përcjellë edhe punën e Semedos.
Talenti fantastik, Ansu Fati ka shkëputur marrëveshjen me vëllaun e Messit, Rodrigon dhe ka kaluar në menaxhim te agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, përcjellë IndeksOnline
Për Fatin, ky do të jetë agjenti i tij i tretë, pasi kishte punuar edhe me Junior Minguella dhe Rodrigo Messi.
Kështu, Agjenti i ri i Fatit përveç që menaxhon atë dhe Semedon, ai ka në “dorë” edhe Ronaldon, Edersonin, Bernardo Silvan, Di Marian Diego Costan , Cancelon e Fabinhon.