Ante Rebiq befason me skuadrën e re

Saga e bisedimeve disajavore midis Hajdukut dhe Ante Rebiq më në fund ka marrë fund. Një nga sulmuesit më të mirë kroat të momentit ka nënshkruar me Hajdukun e Splitit.
Rebiq ka nënshkruar një kontratë me klubin deri në verën e vitit 2026 dhe do t’u bashkohet menjëherë seancave stërvitore të ekipit të parë.
“Reba, mirë se erdhe në Hajduk! Të urojmë shumë fat, suksese, paraqitje të mira dhe disa gola me fanellën e bardhë”! thuhet në njoftimin e Hajdukut.
31-vjeçari tre vjet luajti edhe me gjigantin Milan ku realizoi edhe 16 gola./Indeksonline/