Antetokounmpo fiton duelin me Embiid, Warriors triumfojnë ndaj Lakers
U zhvilluan vetëm tri ndeshje në NBA e sigurisht spektakli dhe emocionet mbizotëruan sidomos në përballjen mes Philadephia 76ers dhe Milwaukee Bucks, ku përballeshin forca e parë e Konferencës së Lindjes me të tretën, ndërsa sfida brenda sfidës ishte mes Joel Embiid dhe Gianis Antetokounmpo.
Në “Fargo Center” të Philadelphias gjithçka mbeti e hapur deri në minutat e fundit, por pikërisht në momentin më vendimtar Bucks treguan se jo më kot përbëjnë skuadrën më të mirë të sezonit të rregullt, duke fituar 122-128. Plot 45 pikë, 6 asiste dhe 13 rikuperime ishin statistikat e Antetokounmpos, kandidatit kryesor për të fituar çmimin MVP të sezonit të rregullt, ndërsa Embiid iu afrua shumë, duke realizuar “triple-double”: 34 pikë, 13 asiste dhe po 13 “rebound”. Kontribut të rëndësishëm në suksesin e Bucks dhanë edhe Middleton dhe Hill, respektivisht me 22 dhe 20 pikë, ndërsa, përveç Embiid, në radhët e 76ers tregoi formë të mirë, pavarësisht humbjes, J.J. Redick me 29 pikë.
Giannis Antetokounmpo called out Joel Embiid for claiming to be "the most unstoppable" player in the game & blocked his shot 4 times. The Greek Freak is playing with a "I will not be denied" determination. He's trying to go get it. All of it. pic.twitter.com/xRIx2aFvm9
— Michael Lee (@MrMichaelLee) April 5, 2019
Asnjë pengesë serioze për kampionët në fuqi të Golden State Warriors përballë Los Angeles Lakers. Në “Steples Center” dominuan kryesuesit e Perëndimit, duke fituar në fund me rezultatin 90-108. Skuadra e Steve Kerr krijoi një distancë të madhe që në periodën e parë me një rezultat të pjesshëm 12-39, për ta administruar me shumë lehtësi më pas këtë epërsi. DeMarcus Cousins e mbylli si më i miri i sfidës me “double-double”, 21 pikë dhe 10 rikuperime.
Në takimin e tretë dhe të fundit u përballën dy ekipe matematikisht jashtë zonës play off. Sacramento Kings iu imponuan 117-104 Cleveland Vacaliers, takim ku spikati me 23 pikë Buddy Hield, me Bogdan Bogdanovic që shtoi edhe 18 pikë të tjerë për Kings.