08:04 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Antetokounmpo, lojtari më i votuar deri më tani për “All-Star Game”

“All-Star Game” e NBA-së do të zhvillohet këtë sezon në palestrën sportive të Los Angeles Lakers, ” Staples Center”.

Votimi publik ka disa ditë që është hapur dhe deri më tani ka edhe befasi. Aktualisht basketbollisti më i votuar është Giannis Antetokounmpo i Milwaukee Bucks.

Ai deri më tani ka marrë 863,416 vota duke lënë pas LeBron James e Cleveland Cavaliers me 856,080 vota.

Pas kësaj dyshe vjen Kyrier Irving i Boston Celtic, i cili ka marr besimin e 802,834 personave.

Palestra “Staples Center” ka kapacitet prej 21 mijë ulësesh

Të tri këta basketbollistë luajnë në Konferencën e Lindjes dhe janë tri më të votuarit në NBA, ndërsa tri basketbollistët më të votuar në Konferencën e Perëndimit janë Kevin Durant (Golden State) me 767,402 vota, Stephen Curry (Golden State) me 735,115 vota dhe James Harden (Houston Rockets) me 602,040 vota.

Theksojmë se ky klasifikim është provizor dhe votimet do të vijojnë edhe për dy javë ndërsa ndeshja do të zhvillohet më datën 18 Shkurt. /Telegrafi/

Temat: