75 Mall Live Search
16:41 / E Premte, 08 Gusht 2025 / MSH

Anti-kontrabanda dhe zyrtarët e Doganës gjejnë armë e fishekë në një kamion në Vërmicë

Sot, në pikën e kalimit kufitar në Vermicë, Njësitet Anti-kontrabandë, në bashkëpunim me zyrtarët e vëzhgimit të Doganës së Kosovës, kanë realizuar një kontroll të detajuar të një ngarkese komerciale dhe të kabinës së një kamioni.

Gjatë këtij kontrolli është hasur një pistoletë e tipit 9 mm si dhe 100 copë fishekë.

Lajmin e ka bërë të ditur Dogana e Kosovës.

Nga ky institucion bëjnë me dije se konform ligjeve ekzistuese, rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshme.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe çdo veprimtarie të kundërligjshme, duke siguruar mbrojtjen e sigurisë publike dhe kufijve të vendit” thuhet në njoftim.