Antidroga arreston tre të dyshuar si pjesë e grupit kriminal, sekuestron drogë, armë e para

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e antidrogës nga rajoni i Prishtinës të asistuar nga njësiti i antidrogës në Prizren, pas hetimeve disa mujore të rastit të koduar me emrin “Bardhoshi-2”, dje rreth orës 16:30 në autostradën Prishtinë-Prizren në fshatin Reshtan të komunës së Suharekës, kanë arrit të ndalojnë veturën e dyshuar të tipit Mercedes, ngjyrë e zezë, me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale (K.P.) dhe pasagjer ishte i dyshuari tjetër (D.K.).
Pas kontrollit të automjetit në cilësi të provës material janë gjetur dhe sekuestruar: 30.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, 768.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, dy telefona celularë, një mulli (grinder) i cili përdoret për bluarje të marihuanës dhe të holla me vlerë 43.10 euro.

Në vazhdën e hetimit të këtij rasti me urdhër të Prokurorit kujdestar, nga njësit rajonal i antidrogës në Prishtinë është realizuar kontrollë tjetër në objektet e banimit dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve në rrugën “Muharrem Fejza”, rr.”Ahmet Gashi” dhe rr.”Muhamet Çame” adresa të gjitha në Prishtinë dhe në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:
- Në rrugën “Muharrem Fejza” në vendbanimin (shtëpinë) e të dyshuarit (D.K.), janë sekuestruar: 1525.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanaë, një armë zjarri me gaz, një peshore digjitale dhe 160 euro para kesh të dyshuara të jenë falco.
- Në rr.”Muhamet Qame” në vendbanimin (banesën) e të dyshuarit (E. H.) janë sekuestruar; 711.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana, një peshore digjitale dhe një telefon celular.
- Në rr.”Ahmet Gashi” në banesën e të dyshuarit (K. P.) janë sekuestruar: 688.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanaë, një tabletë narkotike e dyshuar e llojit EXTASY, dy peshore digjitale, një armë e gjatë AK -7 me dy karrikator dhe 38 fishekë, një armë e gjatë (pushkë) me 5 fishekë dhe 11 fishekë tjerë, etj.
Gjatë këtij Operacioni Policor në cilësi të provave materiale janë gjithsej janë gjetur dhe sekuestruar:
- (3693.7) gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë
- (105.7) gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë
- (1) tabletë e dyshuar për narkotik të llojit EXTASY
- (3) armë zjarri
- (2) karikatorë
- (54) fishekë
- (1993.10) euro
- (200) lekë
- (30) franga
- (30) funta
- (1) dollar
- (3) telefona celularë
- (1) veturë
- (6) peshore digjitale
- (3) mullinjë (grindera)


Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kompetent tre (3) personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.