Antidroga e Ferizajt në aksion në Prishtinë: Sekuestrohen mbi 4 kg kokainë – arrestohen 4 persona, një në arrati
Njësia Antidrogë e Ferizajt ka realizuar sot një aksion në Prishtinë, ku janë sekuestruar mbi 4 kilogramë substancë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Burimet e IndeksOnline kanë pohuar se si rezultat i këtij operacioni policor, janë arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme të shpërndarjes së narkotikëve, ndërsa një person tjetër ndodhet ende në arrati dhe është në kërkim nga autoritetet.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

