75 Mall Live Search
08:24 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / MSH

Antidroga gjen mbi 2 kg kokainë dhe mijëra euro në veturën e një të dyshuari, në Prishtinë

Njësia për Reagim të Shpejtë e Policisë së Kosovës, dje në Prishtinë ka sekuestruar mbi 2 kilogramë drogë, 13 mijë e 550 euro dhe një telefon mobil.

Në një njoftim zyrtar, nga policia bëhet e diure se bastisja ndodhi gjatë një kontrolli në një automjet me targa të huaja, që drejtohej nga një mashkull kosovar, teksa pasagjer ishte një shtetas i huaj.

“Njësia policore, gjatë zbatimit të autorizimeve të saj, pasi ka kërkuar realizimin e një kontrolli rutinë, i dyshuar mashkull shtetas i huaj ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes, mirëpo si rezultat i reagimit profesional policor ai është ndaluar nga njësia policore.

I dyshuari gjatë tërë kohës ka rezistuar në mënyrë agresive duke i sulmuar zyrtarët policorë dhe tek ai gjatë arrestimit janë gjetur dy paketime të mbështjella të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë pesha e përgjithshme e së cilës arrin rreth 2270.6 gramë (2 kilogramë e 270.6 gramë)”, thuhet në njoftim të policisë.

Njësitit përkatës iu bashkua edhe ai nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, teksa me urdhër të prokurorit është kryer kontroll edhe te shtëpia e të dyshuarit, shtetas kosovar.

Por, sipas policisë, në shtëpi nuk u gjet asgjë e dyshuar.

“Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, deklaron policia.