11:17 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Antidroga kap 113 kg heroinë në Prishtinë, katër të arrestuar

Antidroga e Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm ka gjetur dhe konfiskuar rreth 113 kilogramë drogë në kryeqytet.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se droga e kapur është e llojit heroinë.

Sipas burimeve, katër persona janë arrestuar ndërsa të njëjtit me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Të arrestuar janë: S.Sh., M.Gj., Xh.Sh., dhe M.K.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Jakovë Xoxa”, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Antidroga e Policisë edhe javën e kaluar kishte realizuar një operacion në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku konfiskoi mbi 30 kg drogë të llojit mariuhanë./Indeksonline/